
Zgjedhjet lokale do të mbahen vitin e ardhëshem ku për to tashmë partitë politike kanë bërë gati edhe ofertat e tyre për Komunat, shkruan Gazeta Projekti.
E kur jemi të Komuna e Pejës, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një foto me politikanët e asaj ane të cilit vijn edhe nga AAK . Ai, duket se është entuziast për fitoren e partisë së tij në këtë anë. “Me fituesit e Pejës, dr. Ali Berisha dhe dr. Arbër Tolaj si dhe me deputetin Haxhi Shala”, ka shkruar Haradinaj përderisa ka bashkuar edhe një foto me akterët në fjalë, përcjell Gazeta Projekti.