I ftuar “N’Konak” me Kosovë Gjocin, kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për ‘konakun’ e tij.
Molliqaj tha se aktualisht është duke jetuar nënjë banesë e cila është në pronësi të bashkëshortës së tij.
“Është banesa e bashkëshortës, Besës, por jemi të martuar dhe jetojmë bashkë, këtu jam zhvendosur qe tetë muaj, është një banesë e vogël modeste, një dhomë e fjetjes dhe një dhomë e ditës, por jemi shumë rehat”, ka thënë ai
Molliqaj thotë se ligjërisht në shtëpi ‘shefi’ është Besa pasi ai nuk ka hise sepse prona ka qenë e bashkëshortës edhe para se të njiheshin ata, por sa i përket marrëdhënies ata kanë një bashkëpunim dhe jo hierarki sepse i ndajnë përgjegjësitë dhe punët në mënyrë të drejtë.