970×90
970×90
970×90
970×90

VIDEO-GROPA RREZIKON BANORËT E LAGJES “KALABRIA”

VIDEO-GROPA RREZIKON BANORËT E LAGJES “KALABRIA”

Ndihmën e institucioneve, pasi kanë frikë për sigurinë e tyre, e kërkuan edhe disa banorë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Në fakt, ata janë në hall me një gropë të hapur nga një kompani ndërtimore.

 Aty ishte planifikuar të ndërtohej një objekt banesor, por punimet tash e një vit nuk kanë filluar. Komuna po e vlerëson situatën. Ka kohë që në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka nisur ndërtimi i një objekti banesor. Por në këtë lagje ka mbetur një gropë e hapur e cila është shndërruar në shqetësim për banorët përreth. Arsyeja është shembja e dheut pranë saj, duke bërë që të rrezikohet edhe rruga afër. Banorët shprehen skeptikë nëse kjo do të rregullohet. Bahri Sheholli banor në këtë lagje tha se janë shumë në rrezik. “Po rrezikohën. Fëmijët, pleqt, biqiklistët, por kjo kjo nuk besoj që najher ka mu rregullu”, tha ai. Shkak i shembjes së dheut, banorët thonë është një gyp i ujit. Edhe Adem Zeka banor në këtë lagje tha se këtu kishte qenë një gyp thellësi të saj që as vet këta se kanë dit. “E ai ka shpërthy e si pasojë ka fillu mu shemb dheu”, tha ai. Për shqetësimin e këtyre qytetarëve, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, deklaroi se Inspektorati i komunës është duke e vlerësuar gjendjen Selim Pacolli ,nënkryetar i Komunës se Prishtinës, tha se do të merren masa. Banorët thonë se kjo gropë është hapur tash e një vit dhe si e tillë rrezikon jetët e banorëve.

Autor: Valjeta Shala

Related posts