Të shtunën në garat gjimnastikore të organizuara nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës në bashkëpunim me klubin e Gjimnastikës “Fushë Kosova” prapë shkëlqyen gjimnastet e klubit “Elita”.
Lisa Zeqiri e cila garon në kategorinë juniore, zuri vendin e parë në diciplinat Parter dhe në Traun e ekuilibrit, si dhe vendin e tretë në diciplinën Kapërcime.
Ndërsa motra e saj, Vilëza e cila garon në kategorinë pioniere, zuri vendin e parë në diciplinën Trau i ekuilibrit.
Lisa fitoi dy medalje të arta dhe një të bronzt dhe Vilëza një medalje të artë.