970×90
970×90

Pamela Anderson tregon se pse i shtoi disa kile

Pamela Anderson tregon se pse i shtoi disa kile

Pamela thotë se shtoi disa kile gjatë karantinës.

Aktorja nuk ka qenë e përqendruar që të shkojë në palestër, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Pamela Anderson zbuloi se ajo fitoi peshë gjatë karantinës për shkak të shmangies së regjimit të saj të ushtrimeve.

Ylli i “Baywatch” është e njohur për figurën e saj të formësuar.

Anderson, 53 vjeçe, megjithatë, nuk e ka ndjerë presionin për të bërë stërvitje ndërsa ishte në fermën e familjes së saj në Kanada.

Ylli i Playboy në një intervistëqë e dha së fundi foli haptas rreth asaj se si pandemie e COVID-19 ka ndikuar edhe në shëndetin e saj.

“Kam palestër që e shikoj shumë shpesh”, tha ajo me shaka në një bisedë në programin britanik “Loose Women”.

Anderson shtoi: “Ndihem pak e fryrë, por dimri po vjen kështu që unë nuk do të ndjej të ftohtit”.

Aktorja gjithashtu zbuloi se po lufton me “epideminë e vetmisë” dhe po i mungojnë djemtë e saj Dylan, 22 vjeç dhe Brandon, 24 vjeç që jetojnë në Los Angeles.

Related posts