970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Përsëri nuk kalon Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Përsëri nuk kalon Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka kuorum për ta votuar këtë projektligj.

Në sallë të pranishëm ishin vetëm 31 deputetë.

Pos kësaj pike nuk është votuar as propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, nuk është votuar as propozim-rezoluta nga interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Gjithashtu nuk është votuar në parim as Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë Covid-19. Të gjitha këto pika nuk janë votuar për shkak të mungesës së numrit të deputetëve.

Related posts