Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuarnga kryetari Agim Shahini ka vizituar Portin industrial tëDurrësit, i njohur me emrin PortoRomano ku u prit ngapërfaqësuesi i Korporatës Shell Kosova Lulëzim Kryeziu nëDeponitë e kësaj Korporate në këtë Port.
Kryetari Shahini, tha se është tepër i kënaqur që është prezentnë arritjen e anijes JENNY I VALLETA me të madhe në këtëPort, e gjatë 174 metra dhe e gjerë 38 metra me një sasi 36 milion litra të derivateve të naftës dhe ky sukses i atribuohetShell Kosova.
“Ne mburremi më këtë korporatë kosovare si model iinvestimeve dhe deponive në këtë hapësirë që jep një siguripër qytetarët dhe konsumatorët e Kosovës dhe më gjerë se do të kemi sasi dhe kualitet të mjaftueshëm të derivateve të naftëspavarësisht situatave të krijuara edhe nga krizat e ndryshmepor edhe nga Pandemia Covid 19″, tha Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi se tradita shumëvjeçare e kësaj korporateështë model në Ballkan dhe ky është sukses i të ndjeritbiznesmenit të njohur global Latif Kryeziut, i cili ka trasuarnjë rrugë të mbarë për ju dhe mbarë Kosovën në këtë sektorë.
Lulëzim Kryeziu nga Shell Kosova, tha se vizita e AKB-së nainkurajon neve që të investojmë edhe më tutje ne tregjetmbarë shqiptare, për të ju ofruar gjithmonë sasi dhe kualitet tësigurt për të gjithë klientët tonë të cilët i falënderoj që kanëbesimin në Shell Kosova.
“Investimet dhe punësimet në kompaninë tonë do tëvazhdojnë edhe më tutje dhe për këtë dua ti falënderojfamiljen, babin tim të ndjerë Latif Kryeziun i cili ishte motiv ifamiljes, stafit dhe i partnerëve në Kosovë dhe anekënd botësdhe ne jemi duke vazhduar rrugën e tij, duke i angazhuar e gjithë familjen, por edhe punëtorët të cilët po japinmaximumin që Korporata jonë të arrij suksese të reja nëfushën e derivateve dhe ndërtimit, hotelerisë dhe restorantevenë gjithë vendin“, tha Kryeziu.