970×90
970×90
970×90
970×90

BE-ja mediave serbe: Është e qartë, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

BE-ja mediave serbe: Është e qartë, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Qëndrimi i Bashkimit Europian është se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë pushtet paralel dhe nuk do të miratojë ligjet e saj, ashtu siç edhe e ka bërë këtë të qartë shefja e atëhershme evropiane Federica Mogherini në Parlamentin e Kosovës më 6 maj 2016.

Kjo u bë e ditur nga Peter Stano, zëdhënës i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, në një përgjigje ndaj kërkesës së agjencisë së lajmeve Beta për të sqaruar nëse Borrell dhe emisari special i BE-së Miroslav Lajcak ende mbështesin mesazhin e Mogherinit se asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

Përmbajtja e letrës së Mogherinit së fundmi iu zbulua Lajçak në Prishtinë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe letra ka datën një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për asociacionin.

“Ne do të dëshironim t’ju referonim në deklaratën e ish-shefes së diplomacisë evropiane Mogherini në Kuvendin e Kosovës më 6 maj 2016, në të cilën ajo shpjegoi qartë pozicionin e BE-së,” thuhet në përgjigjen e Stano, duke shtuar se asociacioni nuk do të jetë një qeveri paralele dhe as s’do të miratojë ligjet e veta.

Related posts