
Goshi thotë se nëse qeveria, ministria e Shëndetësisë dhe Menaxhmenti nuk i realizojnë shtesat atëherë nga e hëna do të ketë protesta.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në bashkëpunim me drejtuesit të Sindikatës së Pavarur të sektorit privat dhe Këshilli Organizati për realizimin e shtesës prej 300 euro të të gjithë stafit mbështetës të institicioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës bëjmë këtë
NJOFTIM
për media
Nëse Qeveria, Ministria e Shëndetësidë dhe Menaxhmenti nuk realizojnë shtesat e premtuara për të gjitha kategoritë që janë përballur me Covid- 19 dhe nuk janë trajtuar barabartë me stafin shëndetësor ne jemi këmbëngulës në realizimin e së drejtës tonë.
Nëse edhe më tej vazhdohet me injorimin e kërkesës tonë të ligjshme ne paralajmërojmë se nga e hëna, më 2 nëntor 2020 do të vazhdojmë me protesta!.