970×90
970×90
970×90
970×90

E konfirmon BE: Kosova dhe Serbia takohen të enjten në nivel ekspertësh

E konfirmon BE: Kosova dhe Serbia takohen të enjten në nivel ekspertësh

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të ulen të dialogojnë më 29 tetor në Bruksel.

Veçse tani kjo nuk do të ndodhë në nivelin politik por në atë të ekspertëve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë për Klan Kosova se ky takim ishte i paraparë të mbahej në muajin shtator, por që ishte shtyrë për shkak të situatës me pandeminë.

“Takimi tjetër i nivelit të ekspertëve të dialogut të lehtësuar nga BE do të zhvillohet këtë të enjte më 29 tetor në Bruksel. Takimi që fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në fund të shtatorit, ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese të karantinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit”, është shprehur Stano.

Stano ka theksuar se temat për të cilat do të diskutohen janë çështjet financiare dhe çështjet e pronës.

“Kryenegociatorët do të takohen tani për të diskutuar zgjidhjen e kërkesave financiare dhe çështjet e pronës”.

Related posts