970×90
970×90

Lushtaku përmes konferencës për medie e mohon se është ortak i biznismenit i cili mori pjesë në marrjen e 2 milionë euro

Lushtaku përmes konferencës për medie e mohon se është ortak i biznismenit i cili mori pjesë në marrjen e 2 milionë euro

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media rreth vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Në këtë konferencë ka dalë pikërisht deputeti Mërgim Lushtaku, për të cilin u raportua sot se ortaku i tij Burim Bujupaj është i përfshirë në këtë skandal.


Lushtaku e ka mohuar se behet fjalë për ortakun e tij, e që sipas tij nuk është i përfshirë në vjedhjen e 2 milionëve nga Thesari i Shtetit, shkruan Reporteri.net.

Nga konferenca e PDK që nisi pas orës 20:00, e qe u thirr vetëm pak orë para nisjes, u bë serish thirrje që të dorëhiqet Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, për skandalin “koka” e të cilit dyshohet se është një anëtar i PDK’së, zyrtar i Thesarit të Shtetit, Labinot Gruda, që aktualisht ndodhet në paraburgim.

“Vjedhja e 2 milionëve është krim i madh i organizuar institucional por qeveria po përgjigjet të gjej fajtorin diku tjetër. Kryeministri Hoti dhe ministrja Hykmete Bajrami po mundohen t’i ikin përgjegjësisë. Skandali i avullimit të 2 milionshit është krim i organizuar. Nga informacionet që po dalin në media po bindemi se dorëheqja e ministres është akt i paevitueshëm. Po shohim tendencë nga qeveria Hoti që në këtë skandal ta përfshijë PDK-në, asnjë i dyshuar deri më tani nuk ka qenë dhe nuk është i PDK. Sot nga portalet është përmendur emri i ortakut tim gjoja i përfshirë në këtë skandal. Por me përgjegjësi morale dhe politike kjo është një gënjeshtër. E kam lajmëruar Insjaderin dhe kam kërkuar të distancohen nga kjo shpifje. Ky nuk është ortaku im”, tha deputeti Lushtaku.

Related posts