970×90
970×90
970×90
970×90

Ministria e Financave vjen më një njoftim të ri

Ministria e Financave vjen më një njoftim të ri

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët se shkresa protokollare që iu dërgoua “LDA Group” Sh.P.K që t’ia kthejnë Thesarit të Shtetit 2 milionë e 77 mijë euro të zhdukura dy javë më parë, si kërkesë për kthim të mjeteve është procedurë standarde e paraparë edhe me ligjin e buxhetit të Kosovës, dhe e cila thotë se në rast se ndonjë individ, zyrtar apo çdo person që pranon një lloj pagesë të tillë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ato fonde i kthehen prapë Fondit në afat prej 5 ditëve.

Kjo pasi sipas Ministrisë së Financave, ky është një transaksion i paautorizuar dhe njëkohësisht edhe dalje e paaprovuar e parasë publike nga buxheti i shtetit dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Ministrisë:

“Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është dërguar si kërkesë për kthim të mjeteve, është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim.

Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhjes, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë. Në këtë shkresë është bërë me dije se proceset hetimore janë nisur dhe rasti është njoftuar organeve, por kjo shkresë duhej të ishte dërguar në aspektin procedural dhe ligjor.

 Letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për krejt këtë, ndaj edhe në atë adresë është dërguar.

Duke shprehur bindjen se të gjitha faktet do të zbardhën dhe kryesit do të marrin dënimin e merituar, e pame të rrugës të sqarojmë qëllimin dhe arsyen e dërgimit të kësaj shkrese, që është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural.”

Related posts