970×90
970×90
970×90
970×90

Helmoi vjehrrën, nusja shqiptare 21 vjeçe merr vendimin prekës nga burgu për foshnjën e saj

Helmoi vjehrrën, nusja shqiptare 21 vjeçe merr vendimin prekës nga burgu për foshnjën e saj

Marjana Cmeta, nusja që helmoi me fostoksinë vjehrrën e saj Lirije Lami 48-vjeç, gati një vit më parë vuan dënimin në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

Por si shkoi fati i foshnjës së saj 7 muajshe, që tashmë nuk ka as praninë e babait, i cili vuan akoma këtë vrasje dhe as praninë e nënës që ndodhet pas hekurave?

Pasi Marjana Cmeta nuk pranoi ta mbante foshnjën në burg, një mundësi e lejuar nga ligji, ka marrë një leje të posaçme nga autoritetet e institucionit për të takuar çdo ditë të bijën dhe për ta ushqyer me gji, bën me dije Balkan Web.

Ndërmjet orës 8:00 deri në 15:00, prindërit i sjellin për takim dhe për ta ushqyer me gji foshnjën në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet.

Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë, e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës.

E reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën me fostoksinë.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë.

Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Related posts