970×90
970×90

Miroci: Artikulli i shpërndarë nga Ambasadori Gashi duhet të shihet si një solidarizim i popullit të Kosovës me atë francez

Miroci: Artikulli i shpërndarë nga Ambasadori Gashi duhet të shihet si një solidarizim i popullit të Kosovës me atë francez

Deklarata e Bik-ut e cila i reagonte ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit për shpërndarjen e një artikulli të gazetës së famshme La Figaro për kronologjinë e ngjarjeve në Paris ku i’u kishte prerë koka një profesori, nxiti reagime të ashpra të një pjesë e shoqërisë kosovare, ku disa prej tyre nuk u ndalen as deri në sulme ekstreme duke kërcënuar ambasadorin edhe me vrasje dhe linçime. Por, çfarë kishte përmbajtur në fakt artikulli i gazetës Le Figaro që e kishte shpërndarë z, Gashi si duket nuk ishte gjykuar drejt.

Gazeta Le Figaro ka përmbajtur ndjenjat dhe opinionin e qytetarëve franceze lidhur me rastin e heqjes se kokës së një profesori të historisë afër Parisit. Ajo është e dobishme dhe me interes të ndersjelle t’i dijnë edhe qytetarët e Kosovës. Dhe, nuk do të ishte i plotë informacioni, po qe se do te kishte çfaredo ndërhyrje në gazetë, sidomos në gazetë serioze. Për një gjykim real, gjërat gjithmonë duhen te merren ne konsideratë të plota, pa ndërhyrje, pa censurë. Ndërhyrjet përbëjnë shtrembërim të tyre. Ndaj, në funksion të kësaj duhet parë shpërndarjen e artikullit të Le Figaro në twitter, e jo te ndonjë propagande tjetër, te padobishme as për shqiptarët as për francezët. 

Related posts