970×90
970×90

Ahmeti: Ambasadori Gashi s’ka faj, është viktimë e një mentaliteti tjetër

Ahmeti: Ambasadori Gashi s’ka faj, është viktimë e një mentaliteti tjetër

Aktivisti Xhemal Ahmeti në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi, s’ka faj, por është viktimë e një mentaliteti tjetër.

“Gashi është viktimë e një procesi që nuk ka të bëjë fare me të. Gashi është viktimë e një mentaliteti tjetër”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ai tha se nuk ka të drejtë askush nga Bashkësia Islame e Kosovës që të kërkojë shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë.

Kjo sepse sipas tij, Qendrim Gashi, përfaqëson kushtetutën e Kosovës dhe jo BIK’un.

“Ai nuk përfaqëson shoqatën e Bashkësisë Islame të Kosovës, por përfaqëson kushtetutën e Kosovës. BIK nuk ka të drejtë t’i tregojë Kosovës se cilin ambasador ta shkarkojë”, shtoi Ahmeti.

Related posts