Boksieri nga Juniku, i cili bëri historinë Haxhi Robin Krasniqi fundjavën e kaluar ka arritur suksesin më të madh të tij në karrierën e tij duke u shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë.
Ai pas këtij suksesi të arritur, ka ardhur në Kosovë e ku u prit nga disa prej liderëve të shtetit.
Gjithashtu boksieri shqiptar sot ka pasur edhe një konferencë për gazetarë ku ka treguar për suksesin e tij dhe duke treguar se ai asnjëherë nuk e harron prejardhjen e tij, derisa zbuloi sakrificën deri te brezat.
Gjatë konferencës ai premtoi se sot do ta vizitojë Prekazin për t’i dërguar titujt e fituar të shtunën e kaluar.
Ai udhëtoi menjëherë drejt Prekazit dhe duke u fotografuar pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari së bashku me brezat e tij.