Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duket se gëzon një simpati për të parin e Ministrisë së Bujqësisë, Besian Mustafa.
Ky i fundit, sot gjatë seancës së Kuvendit ka folur për planet e dikasterit që ai udhëheq, më konkretisht për subvencionet ndaj bujqëve, shkruan IndeksOnline.
Mustafës, me këtë rast i është ndalur mikrofoni, kjo pasi që i kishin mbaruar minutat e paraparë.
“Regjia vazhdojeni minutat, pasi që e kemi Ministër për qejfi”, ka thënë Osmani.