970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi, Berat Buzhales Astrit Gashit dhe Kerkuqit: Mos boni hajgare, merrnu me statstika mos u merrni me fjalë

Thaçi, Berat Buzhales Astrit Gashit dhe Kerkuqit: Mos boni hajgare, merrnu me statstika mos u merrni me fjalë

Presidenti Thaçi duke debatuar në emisionin Pressing me Berat Buzhalen Astrit Gashin dhe Leonard Kerqukin, nuk ka lënë shumë hapësirë në debat, për panelistet duke argumentuar çdo temë që është prekur.

“ Nuk kam ndërruar kurrë mendim për çështjen e depërtimit të turqve. Unë i qëndrojë mbrapa postimit që e kam bërë në Facebook”, ka thënë Thaçi

Ai ka bërë me dije se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim.

“ Ky proces nuk është dashur të ndodhte në asnjë rrethanë. Aksioni ndaj tyre ishte gabim. Mekanizmat përgjegjës duhet të zbërthejnë në detaje se çfarë ka ndodhur me deportimin e turqve. Kur ata të japin zbërthimin e tyre edhe ne mund të japim mendimet tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi.

I pari i vendit thotë se do të ndodh një rishikim i krejt procesit.

“ Do të ndodh një rishikim i plotë i të gjithë procesit që ka ndodhur. Mbi këtë edhe do të kemi një qëndrim shtetëror”. Gjatë këtyre minutave Thaçi ka replikuar me 3 panelistet e emisionit duke mos lënë hapësirë shumë për komente.

Në vazdhim të emsionit duke folur për lidhjet e tij me Erdoganin, gazetarët e kanë akuzuar për lidhje me të, por, Thaçi ka mohur duke ju thënë të mirren me fakte jo me fjalë.

 

Related posts