
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është infektuar me koronavirus.
Lajmin së pari e ka dhënë gazeta portugeze “A BOLA” dhe pastaj është konfirmuar edhe nga Federata e Portugalisë.
Ylli i Juventusit i për momentin nuk ka ndonjë simptomë dhe do të futet në vetizolim derisa të shërohet.
Javët e fundit, paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve në Itali , shumë anëtarë të ekipeve të Serisë A janë gjetur gjithashtu pozitivë për koronavirusin: mes tyre Zlatan Ibrahimovic , nga Milano ( tani i rikuperuar ) dhe gjashtë lojtarë të Interit.