Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar se ka nisur mobilizimi i udhëheqësve të degëve të AAK-së nga e tërë Kosova.
Ai sot ka pritur kolegët e tij të degëve të Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit.
Derisa paralajmëron se edhe ditëve në vijim do të ketë takime të ngjashme.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Filluam takimet me udhëheqjet e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova.
Pritëm sot kolegët e degëve të Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit.
Diskutuam për sfidat e fuqizimit të Aleancës në këto tri komuna, që janë edhe shembull i qeverisjes së mirë komunale. Pres aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj. Ditëve në vijim do të vazhdojmë edhe me takimet me degët e tjera.
Na prift e mbara!