970×90
970×90

Shefi i zyrës së BE’së ka disa fjalë pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i zyrës së BE’së ka disa fjalë pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pasi deputetët kaluan në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai tha se deputetët duhet të kenë parasysh komentet e bëra nga BE.

“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë. Shpresoj që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe aktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij ligji të domosdoshëm”, ka thën ai.

Ndryshe, më 64 vota për, ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Kjo është hera e shtatë që ky projektligj është dërguar për votim.

Në seancën e sotme pro kanë votuar 64 deputetë, teksa dy partitë opozitare PDK dhe VV nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësojë qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Related posts