970×90
970×90

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike pritet të votohet në lexim të dytë pas dy javësh

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike pritet të votohet në lexim të dytë pas dy javësh

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike i cili është votuar sot nga 64 deputetë, pritet të kalojë në lexim të dytë pas dy javësh. Kështu ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Unë kam propozuar që sot të bëhet edhe leximi i dytë me arsyetimin se të gjitha grupet dhe deputetët janë të gatshëm që të propozojnë ndryshimet e mundshme, ky propozim i imi duhet të përkrahet nga 2/3 e deputetëve të pranishëm (gjë që nuk ndodhi në seancë), mbetet që pas dy javësh ta kalojmë në leximin e dytë”, ka thënë Gashi për “Express”.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, ndër të tjera, do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Related posts