
Me urdhër të Prokurorisë së Kosovës sot është arrestuar Haki Rugova, kryetari i komunës së Istogut. Perveç Kryetarit të Istogut është ndaluar edhe nënkryetari dhe një zyrtar i Komunës së Istogut.
Sipas burimeve të portalit Gazeta Projekti ata janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokomunetave. Gazeta Projekti do t’iu mbaj të informuar me rastin.