Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e shikuesve të përjavshëm të hit serialit “O Sa Mirë”.
Roli i ‘Xhesikës’ në këtë serial, i dha asaj famën, duke e bërë një emër të njohur dhe mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Arta ndan herë pas here me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese
Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet mjaft atraktive, e veshur në pantallona të shkurtër dhe këmishë të kuqe.
Bukuroshja Nitaj vë në pah këmbët e saj seksi, ndërsa josh me pamjen e saj tërheqëse.
E njëjta, ka qenë shumë e përfolur në media sa i përket jetës private, ndërsa tash e sa kohë deklarohet të jetë ‘single’. /Telegrafi/