970×90
970×90

Himni i Kosovës jehonë në Shkup disa orë para ndeshjes (VIDEO)

Himni i Kosovës jehonë në Shkup disa orë para ndeshjes (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.

Futbollistët “Dardanë” do të dalin në stadium në orën 19:10, të cilin e kanë vetëm 10-20 metra larg hotelit ku po qëndrojnë, kurse ndeshja starton në orën 20:45.

Megjithatë, para fillimit të ndeshjes në arenën ‘Teodor Proeski’ po jehon himni i Kosovës, video kjo e siguruar nga Periskopi, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Kujtojmë se, Kosova sonte do të jetë pa shërbimet e Vedat Muriqit, Amir Rrahmanit, Milot Rashicës, Hekuran Kryeziut dhe Idriz Vocës.

Related posts