970×90
970×90

Siguria në rend të parë: Shtohet numri i policëve në ‘Teodor Proeski’

Siguria në rend të parë: Shtohet numri i policëve në ‘Teodor Proeski’

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka marrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e ndeshjes së futbollit të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve midis Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në ”Todor Proeski” në Shkup, transmeton Periskopi.

Siç mëson Periskopi, përveç grupeve të policëve të cilët ishin çdo 20 metra, tashmë kanë ardhur edhe përforcime të policëve të cilët kanë hyrë brenda në stadium.

Vlenë të theksohet se, duke marrë parasysh natyrën dhe historinë e dy protagonistëve të kësaj sfide, masat e sigurisë po zbatohen në mënyrë strikte.

Më poshtë shihni fotografitë e siguruara nga Periskopi.

Related posts