Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi ka folur për media.
Ai ka thënë se synim i Komisionit Evropian është zgjerimi i Ballkanit Përendimor dhe krhimi i kredibilitetit pas gjendej së krijuar nga pandemia, COVID-19, raporton lajmi.net.
Varhelyi ka folur për planin e investimeve ekonomike mund të ndyshojë terësisht ekonomin e shteteve të rajonit, ku sipas tij, pritet të ketë rritje deri në 5 përqind.
“Ne presim që ky plan do të rris ekonominë e rajonit deri në 5 për qind dhe ky do të jetë investimi më i madh për rimëkëmbje ekonomike. Ne jemi duke e dëgjuar rajonin se ku kanë nevojë për investime dhe të ndihmojë pas pandemisë. Së bashku me kryeministrin do të zbatojmë strategjitë për të arritur rezultate të nevojshme. Ky është një plan që ka pjesëmarrje rajonale, përfitim rajonal dhe duhet të bashkëpunojmë më njëri tjetri. Kërkesa jonë është që të përshpejtoni reformat sepse këto investime shkojnë së bashku me anavcimin e reformave. Na duhen të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’i përdorur këto fonde nga Brukseli dhe së bashku në bashkëpunim me ju”, ka thënë ai.
Mes tjerash Komisioneri ka folur edhe për vizat, ai ka bërë të qartë se shtetet e BE-së nuk janë të binduara për liberalizim përkundër që Kosova ka plotësuar kushtet.
“Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar për këtë çështje, unë po mundohem të bind edhe shtetet e Bashkimit Evropian. I keni përmbushur të gjitha kushtet. Komisioni nuk është që e merr vendimin, pra duhet të bindet shtetet që të pajtohen për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Hoti para Varhelyit tha se ky i fundit ka sjellur një lajm të mirë për Kosovën, shkruan lajmi.net.
“Komisioneri sjelli një lajm fantastik për Kosovën dhe Ballkanin Përendimor, të lajmit për investime në Ballkanin Përendimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro nga BE, prej të cilave 9 miliardë janë grante për Ballkanin Përendimor. Projekti që kemi propozuar si qeveri është përfshirë plotësisht, përfshirë Autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë – Merdarë, ky është një lajm i mirë dhe besoj që brenda 3-4 viteve do t’i ndërrojmë komplet rrethanat ekonomike në Kosovë”, tha Hoti.
Kryeministri tutje tha se ka siguruar komisionerin që Kosova është e vendosur të çojë përpara agjendën evropiane.
Ai tha se Varhelyiu ka mirëkuptim edhe për liberalizimin e vizave.
“ E sigurova komisionerin se jemi të vendosur që të çojmë përpara agjendën evropiane. Për katër muaj të qeverisjes sonë fjalën “korrupsion” e kemi larguar nga diskursi publik. Aksionet që kanë filluar para dy javësh po vazhdojnë, dhe do të shihni edhe të tjera. Në dialog po kalojmë sfida. Liberalizimi i vizave mbetet çështje e rëndësishme. Në kemi plotësuar kushtet qysh në vitin 2018 dhe shpresoj që BE të lëviz përpara. Komisioneri e mirëkupton këtë çështje kaq të ndjeshme”, tha Hoti.