
Reagon Aida Dërguti, por nuk e mohon se po bëhet diplomate
Ish-deputetja Aida Dërguti ka reaguar pas raportimeve se do të emërohet në një post diplomatik.
Në një shkrim në Facebook ajo ka thënë se nuk e kanë kontaktuar për këtë çështje e se nuk është pjesë e PSD-së që nga viti 2019.
“Dy shpifje te Koha Ditore ne këtë artikull: e para, nuk me ka kontaktuar dhe e dyta qe nga viti 2019 nuk jam pjese e PSD. Mos shpifni”, ka shkruar Dërguti.
Sot është raportuar në media se Dërguti është rrugës për t’u emëruar në një mision diplomatik.
Njësoj është raportuar edhe për Shqipe Pantinën, ish-partiaken e Dërgutit në PSD dhe LVV.