970×90
970×90

Rooney: Man Utd të shpenzojë 100 milionë funte në Kane, jo në Sanchon

Rooney: Man Utd të shpenzojë 100 milionë funte në Kane, jo në Sanchon

Wayne Rooney ka një këshillë për Manchester United.

United vazhdojnë të jenë aktiv në merkato, me synimin kryesor që vazhdon të jetë Jadon Sancho.

Drejtuesit e Man Utd shpresojnë që Dortmund të ulë kërkesat për Sancho në ditët e fundit të merkatos, megjithatë, Wayne Rooney fton ish skuadrën të shohin në drejtime të tjera.

Sipas ‘Wazza’, United duhet më mirë të shpenzojnë në Harry Kane sesa në Jadon Sancho.

“Jadon Sancho është top lojtar, por nuk e kuptoj pse ka qenë prioritet për Man Utd”, ka thënë Rooney, transmeton lajmi.net.

“Pse të konsiderosh 100 milionë për të, pasi lojtarë të ngjashëm ka në skuadër? Unë do të shpenzoja 100 milionë për Harry Kane”, ka thënë mes tjerash anglezi.

Wayne Rooney ka luajtur pjesën më të mirë të karrierës së tij me Manchester United. Ai beson se Sancho nuk do t’i jepte shumë Unitedit.

Related posts