
Pasioni, energjia, besimi e strategjia janë disa veçori të cilat janë bërë bashkë te njeriu i cili është afër realizimit të ëndrrës së madhe jetësore, marrjes së titullit që i takon dhe zhvendosjes së akterit historik shqiptar në botën e boksit.
Data 10 tetor e vitit 2020, ora 23:00 do të jetë e shënuar sepse do ta zbret në ring frymën e re legjendare të Junikut i cili me punë dhe vullnet erdhi deri te realizimi i aspiratave të tij. Atë natë të gjithë do të jemi me mendje dhe me zemër te njeriu jonë, boksieri i cili preki ëndrrën, Robin Haxhi Krasniqi.
Në mes të një karriere të madhe 15 vjeçare tani rruga ka dërguar aty ku ishte qëllimi gjithmonë, titulli i Kampionit të Botës, shkruan Gazeta Projekti.
Në një intervistë ekskluzive për portalin online Gazeta Projekti, Robin Krasniqi shpalos dëshirën e madhe për meçin e ëndrrave i cili gradualisht edhe po afrohet.
Ai thotë se e ka pritur gjatë këtë moment i cili po afron dhe pret ta bëj këtë ëndërr realitet.
“Unë në çdo sfidë të karrierës sime si në humbje e si në fitore kurrë nuk e kam humbur shpresën dhe besimin tek ëndrra ime të cilës deri sot i qëndrova shumë besnik”, thotë Krasniqi. Por, sa ishte e vështirë rruga 15 vjeçare deri te ky meç të cilin e dëshiron me aq vullnet, Krasniqi shprehet i entuziazmuar.
“Edhe pse ishte një rrugë me plotë gëzime por edhe me plotë hidhërime une jam krenar që kësaj ëndërre nuk iu ndava për asnjë herë të vetme dhe kam qëndruar vetvetja, sepse gjatë kësaj rruge i kam përjetuar të gjitha sepse ka pas njerëz të cilët të zhgënjejn dhe të tradhtojnë por, kjo i takon të kaluares dhe unë ëndërres sime i kam qëndruar besnik dhe këtë ëndërr pres ta bëj realitet me 10.10. 2020”, thotë Krasniqi në një bisedë ekskluzive për portalin online GazetaProjekti.
Kujtojmë se me datën 10 Tetor për herë të tretë në karrierën e tij prej boksieri Robin Krasniqi do ta sfidoj titullin e botës, konkretisht brezat IBO dhe WBA kundër gjermanit Dominic Boesel. Gazeta Projekti