970×90
970×90
970×90
970×90

Zyrtari amerikan që do t’i mbikëqyrë projektet e Amerikës në Kosovë e Serbi, është me prejardhje serbe

Zyrtari amerikan që do t’i mbikëqyrë projektet e Amerikës në Kosovë e Serbi, është me prejardhje serbe

Drejtori i ri i Agjencisë amerikane për Zhvillim (DFC) në Beograd do të jetë John Jovanoviq, shtetas amerikan me prejardhje nga Serbia.

Përveç karrierës së suksesshme, ai në opinion tërheq vëmendjen për shkak të martesës me prezantuesen e njohur televizive dhe njëherit autoren Daphne Oz, transmeton Telegrafi.

Gjatë konferencës për media në Beograd, Jovanoviq ka thënë në gjuhën serbe se emërimi i tij në postin e drejtorit të zyrës së DFC-së, i ka dhënë atij përgjegjësi të madhe, duke e përshkruar vendin e ri të punës si një mundësi që vjen njëherë në jetë.

“Detyra ime është përparimi ekonomik i rajonit dhe që Ballkani të jetë simbol i paqes, prosperitetit dhe sigurisë. Dua fillimisht ta falënderojë presidentin Trump, sepse e dinte që potenciali i SHBA-ve përmes bashkëpunimit ekonomik do ta ndihmonte Beogradin dhe Prishtinën të gjejnë një rrugë pajtimi”, ka shtuar ai.

Ai të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i mëparshëm, për të shkuar në Beograd me qëllim të fillojë sfidën e tij më të re profesionale. Më herët ka qenë i angazhuar në kompaninë zvicerane “Mercuria Energy Group”, ku gjithashtu ka qenë drejtor.

Ka punuar edhe për “Noble Group of Energy Capital & Organisation” në Hong Kong, për Deutsche Bank dhe agjencinë serbe për investime të huaja.

Karshi karrierës së bujshme, John është i njohur edhe si bashkëshorti i Daphne Oz, blogeres së njohur, fytyrës që shfaqet shpesh në televizor dhe që edhe është bija e kardiokirurgut të njohur amerikan Mehmet Oz i njohur ndryshe si Dr Oz.

John dhe Daphne janë martuar në vitin 2015, kurse ceremoninë martesore e zhvilluan në kishën e Portlandit. John fëmijërinë e kaloi në Çikago. Prindërit e tij janë emigrantët serbë Nada dhe Sreqko të cilët qysh gjatë shekulli të kaluar u zhvendosën në SHBA.

Ai ka përfunduar studimet në universitetin e Princeton, derisa në Pensilvani kreu magjistraturën për administrim, financa dhe menaxhment. Me prezantuesen Daphen i ka katër fëmijë.

Related posts