
Qysh në fillim, kreu i Vetëvendosjes e ka përmendur se vetëm edhe dy javë bëhen 1 vjet që nga zgjedhjet e përgjithshme.
“Sot dy javë bëhen 1 vjet nga zgjedhjet, kur qytetarët vendosën për nbdryshim. Ia dhanë një përparësi LVV-së, krahasuar me LDK-në, me ç’rast ia dhanë një përparësi kryeparlamentares së sotme Osmani, krahasuar me gjithë tjerët brenda kësaj partie”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka bërë një rikapitulim të qeverisjes prej tij.
“Katër muaj qeveri, 213 vendime nga 39 mbledhje. Mund të them se jam i kënaqur me vendimet që kemi marrë. Dhe në dy momente të rëndësishme besoj që kemi ngjallur shpresë te qytetarët dhe panik te kundërshtarët”, ka thënë ai.
Në 20 vjetor, Kurti ka kujtuar se kur është themeluar Kohavisioni, ai ka qenë në burg.
“Por e di që në vitin e dytë, flitej si për një televizion alternativ. Kujt do t’ia merrte mendja se duhej të ishit aq alternativë, për të qenë korrekt”, ka thënë ai. Duke folur për takimin në Shtëpinë e Bardhë, Kurti tha se Hoti ia hapi dyertë Serbisë për të hyr në në Shtëpinë e Bardhë.