
Zyrtari amerikan, Adem Boehler, përkatësisht drejtor i DFC-së, ka goditur kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për atë se si i ishte referuar Grenellit si ‘kauboj’.
“Në aeroplan për këtu, kam lexuar se na kanë quajtur ‘kaubojë”. Unë nuk e marr këtë si ofendim, përkurndazi duhet t’u them faleminderit. Kaubojtë nuk lejojnë të kaluarën t’ua diktojnë të ardhmen, kaubojtë mbajnë fjalët, kur bëjnë premtime”, ka thënë ai.