970×90
970×90
970×90
970×90

Zemaj: Ditët në vijim do ta kemi Spitalin për Covid-19 me 500 shtretër

Zemaj: Ditët në vijim do ta kemi Spitalin për Covid-19 me 500 shtretër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ditët në vijim do të jetë gati “Spitali për Covid-19” me 500 shtretër, në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se po komunikojnë me OBSH-në lidhur me sigurimin e vaksinës anti-Covid, ndërkaq ka përmendur kërkesat e bizneseve dhe mos votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.

Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.

Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit.

Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.

Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!

Vendosni maskën!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Related posts