
Dje në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast është lënduar një e mitur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Rr. UÇK-së, Prishtinë 19.09.2020 – 14:45. Vozitësi mashkull kosovar me veturë të tij, nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.