
Të gjithë e kemi dëgjuar Berishën të përmendë epitetin Zografi Biss për të portretizuar kundërshtarin e tij Edi Rama.
Të gjithë e kemi dëgjuar por nuk e di se sa e kuptojnë thelbin e këtij epiteti.
Tashmë dihet që Berisha është mjeshtër për të krijuar epitete. Boll të kujtojmë Kacin e ZI, e sa e sa të tjerë.
Po të kërkosh në internet për mbiemrin Zografi , rezulton se jane disa persona te rëndesishëm që e mbajnë këte mbiemër. Të gjithë janë me nënshtetësi Greke.
I pari dhe më i vjetri është Saint Lazarus Zographos . Nuk dihet datëlindja e tij por dihet që ka vdekur rreth vitit 867 pas Krishtit. Lazarus Zographos ishte një murg Bizantin dhe piktor gjithashtu. Me sa duket, prej tij ka ardhur fjala greke “zografis” që do të thotë pikturoj, vizatoj. Eshtë e kuptushme që Berisha nuk e ka fjalën per këtë Zograf.
Një tjetër person me mbiemrin Zograf është Panagiotis Zographos. I cili se bashku me dy djemtë e tij gjatë një periudhe te shkurtër midis viteve 1836 deri më 1839, kanë pikturua shumë skena lufte, nga revoucioni Grek. Veprat e tij kanë një përmbajtje patriotike. Sigurisht epiteti i Berishes për Edin nuk ka lidhje as me këtë person apo ndonjë nga familja e tij.
Një tjetër person me mbiemrin Zograf është Pantelis D. Zografos i lindur në vitin 1949. Pantelis është pas ardhës i Panagiotis Zographos për të cilin folëm më sipër.
Pasi ka qëne pilot në ushtrinë Greke, ai emigroi në Amerike ku ju përkushtua pikturës. Nuk ka aktivitet politik ndaj besohet kollaj që Berisha nuk ka parasysh as këtë Zograf në formimin e epitetit të tij.
Një tjetër person me mbiemrin Zografi është Christakis Zografos i cili ka jetuar midis viteve 1820 – 1898 . Njihet si një bankier Turko-Grek. Në fakt është një nga ata shqiptarët me gjak të prishur.I lindur në Qesarat, Lunxhëri, në Gjirokastër dhe i vendosur në Staboll duke shkuar pas të jatit ku u bë një bankier i fuqishëm në mos më i fuqishmi bankier Turk për periudhën. Nuk ka aktivitet politik, ndaj kuptohet që Berisha nuk e ka fjalën as për këtë Zograf.
I fundit në rradhën e Zografëve rezulton Georgios Christakis-Zografos i lindur ne Paris më 1863 dhe vdekur në Athine më 1920
Georgios Christakis-Zografos si duket edhe nga emri është i biri i Christakis Zografos. Njihet si politikan dhe ka qenë ministër i jashtëm në qeveritë Greke dhe po ashtu në vitin 1914, ka qënë President i “Republikës Autonome të Epirit të Veriut”. Republika Autonome e Epirit të Veriut, është një krijesë artificile e qeverive shoviniste Greke të cilat në periudhën e krijimit te shtetit Shqiptar, nuk donin të lejonin që Gjirokastra Lunxhëria dhe më tej, të përfshiheshin brënda territorit të shtetit të ri Shqiptar, që po krijohej, por të trajtohej si republikë më vete, pasi dihej që hapi i dytë, do të ishte bashkimi i kësaj republike fantazëm me greqinë.
Dy janë shqiptarët gjakprishur të kësaj periudhe të cilët janë bëre të famshëm për poshtërsitë e tyre. Eshtë ky palo Georgios,( se ka edhe emrin e Skenderbeut) i shitur te grekët dhe Esad Toptani i shitur te Jugosllavët. Nuk mund ti bëhej dëm më i madh cështjes së formimit të shtetit shqiptar se sa formimi i kësaj palo Republike Atonome e Epirit të Veriu, dhe i palo qeverisë së Durresit e Toptanit , të dyja në vitet 1913-1914. Kur ju referova Christakis Zografos si shqiptar gjakprishur e kisha fjalën më tepër për të birin i cili sigurisht që gjkun e prishur e ka trashëgim nga i jati.
Nuk do mend dhe kalem të kuptohet tashmë se Berisha e ka fjalën për këtë zograf. Pra për Georgios Christakis-Zografos.
Por në epitetin e përdorur nga Berisha ka edhe një fjale pas emrit Zograf, ështe fjala “biss”. Që në spjegim të lirë ka kuptimin Zografi që përsëritet.
Epiteti i Berishës është i tre kuptimtë.
Së pari Georgios Christakis-Zografos, është i gjithë pranuar si një shqiptar tradhëtar i atdheut. Aulidimi është që edhe Edi ështe i tillë
Së dyti për koencidencë Georgiosi është i biri i Kristaqit ashtu edhe si Edi që është po i biri i Kristaqit. Pra Biss, i përsëritur.
Dhe së treti Zograf në gjuhën greke ka kuptimin piktor dhe Edi është por edhe bën si piktor.