
Reperi i njohur ka treguar një ngjarje interesante që i ndodhi me një klip.
Gashi është reper shqiptar, i cili po ngritet dalëngadalë hapave të suksesit në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Ai aktualisht po e shijon suksesin e albumit “1984”, ndërsa disa prej projekteve të atij albumi i ka shoqëruar edhe me videoklip.
Së fundi, reperi me anë të një postimi ka treguar historinë që i ndodhi me njërin prej videoklipeve të tij, teksa u nda shumë i dëshpëruar.
Në atë klip, Gashi ishte shfaqur i veshur me fustan, andaj kjo gjë kishte bërë që të tërhiqet kompania që kishte planifikuar t’ia sponsoronte videon.
