970×90
970×90

Nga planet për dasmë deri tek emri i vogëlushes, Ledri Vula i tha të gjitha

Nga planet për dasmë deri tek emri i vogëlushes, Ledri Vula i tha të gjitha

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.


Dyshja janë bashkë prej vitesh, por vetëm në muajin prill, reperi e bëri publike.

I ftuar tek Ardit Gjebrea, ai foli për shumë gjëra në lidhje me jetën private, përfshirë edhe mundësinë për një dasmë.

“Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf. Jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët,”- tha Ledri.

Si e kuptoi që Sara ishte e duhura? Edhe për këtë, ai e kishte një përgjigje: “E kuptova me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria”.

Më pas, reperi tha se një event të tillë kishte dëshirë ta bënte në plazh, buzë detit, teksa i pyetur për emrin e vajzës, ai theksoi se do ta zgjidhnin muajin e fundit.

Related posts