
Sot, ka filluar vitit i ri shkollor 2020-2021 në sh.f.m.u “Edmond Hoxha” dhe gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik sipas Planit A, duke respektuar manualin e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
Komuna e Junikut ka bërë të gjitha përgaditjet për fillimin e procesit mësimor duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjieniko-sanitar dhe organizuar klasët nga personeli arsimor bazuar në masat mbrojtëse respektimin e distancës sociale dhe evitimit të kontaktit fizik sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.
Me këtë rast kryetari Kuçi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimvitin e ri shkollor duke i lutur personelin arsimor dhe nxënësit të tregojnë kujdesin maksimal në parandalimin a marrjes apo trasmetimit të virusit duke respektuar tri masat bazë për parandalim:
•MBAJTJEN E MASKËS
•RESPEKTIMIN E DISTANCËS dhe
•PASTRIMIN E DUARVE VAZHDIMISHT
Komuna Junik

