970×90
970×90
970×90
970×90

Xhavit Haliti regaon ndaj deklarimeve të Anton Qunit për ‘8 milion markat’

Xhavit Haliti regaon ndaj deklarimeve të Anton Qunit për ‘8 milion markat’

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka folur rreth “akuzave” të deputetit të LDK-së, Anton Quni, se Haliti në luftë i kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bukoshit.

Haliti ka thëne së është i gatshëm të debatoj me Qunin për këtë temë, por se nuk e ka dëgjuar deklaratën e tij ende.

“As që e kam dëgjuar se çka paska thanë. Anton Qunin e kam njohur pas luftës. S’di as për çfarë qëllimi paska deklaruar kështu. Jam i gatshëm të debatoj me të për këtë gjë. Kaq mund të them. S’mund të lëshohem më shumë në telefon për këtë temë” ka thënë Haliti për Gazetën Blic.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.
“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka”, tha Quni.

Related posts