Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka vazhduar edhe sot takimet e nivelit të lartë në Bruksel.
Ai ka bërë të ditur se është takuar me raportuesen për Kosovën në PE, Viola von Cramon-Taubadel, Ambasadorin Norvegjez në
Belgjikë, z. Per Strand Sjaastad, Drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci si dhe shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, z. David Cullen.
“Në këto katër takime falënderova BE-në për ndihmën e dhënë përgjatë viteve dhe theksova tri çështje kryesore:
1. Nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave;
2. Arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe
3. Ndihma konkrete në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID-19, për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe reformat në administratën shtetërore”, ka thënë Tahiri në rrjetin social Facebook.