970×90
970×90

Komuna e Junikut është përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor

Komuna e Junikut është përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor

Komuna e Junikut ka njoftuar se tashmë i ka furnizuar shkollat me tekste shkollore. Kjo komunë gjithashtu ka bërë përgatitjet e nevojshme për të filluar procesi mësimor fizik.

Njoftimi i plotë:

FURNIZIMI ME TEKSTE SHKOLLORE

Komuna e Junikut ka realizuar furnizimin me tekste shkollore dhe ka bërë të gjitha përgaditjet për fillim të procesit mësimor për nxënësit 0-3 vjeç, 5-6 vjeç dhe nga klasa e I-rë deri në klasën e IX-të.

Pranimi i teksteve shkollore është bërë nga Komisioni i formuar nga DKARS-ja, ndërsa shpërndarja dhe përgaditja e klasëve me tekste shkollore është realizuar nga personeli arsimor.

Furnizimi me tekste shkollore falas për nxënës si çdo vit realizohet nga Ministria e Arsimit.

Related posts