
Një person i lajmëroi dje në Polici mjekët e QKUK-së për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Sipas versionit të personit në fjalë, për pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm të mjekëve, ka ardhur deri tek vdekja e viktimës së gjinisë femërore, e afërm e ankuesit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar.