Një grafit me emrin Oliver, e portret të marrë nga një fotografi e ish politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviqit u vizatua pranë konvikteve në Prishtinë.
Dëshmitarët që nuk duan të flasim para kamerave, thonë se ajo duhet të jetë vizatuar gjatë natës ose të herët në mëngjesin e së hënës, derisa studentët vlerësojnë se dikush mund ta ketë bërë këtë për motive politike.
Grafite të tilla janë parë edhe në komuna tjera me shumicë serbe si Mitrovicë veriore e Graqanicë.
E në ditën kur u bënë tre muaj nga vrasja e liderit të nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u fol edhe në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i Partisë së pavarur liberale Sllobodan Petroviq, shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se nuk u zbulua vrasja.