970×90
970×90
970×90
970×90

Shkencëtarët zbulojnë orizin unik që mund të ushqejë 200 milionë njerëz

Shkencëtarët zbulojnë orizin unik që mund të ushqejë 200 milionë njerëz

Shkencëtarët kinezë kanë arritur me sukses të prodhojnë llojin unik të orizit, i cili rritet në ujë të njelmët, dhe i cili mund të ushqejë rreth 200 milionë njerëz në botë, transmetojnë mediat kineze.

Studimi është kryer në Qendrën për kërkim dhe hulumtim në Chingdao, ku shkencëtarët merren me rritjen e orizit rezistues ndaj ambientit të njelmët dhe alkal, në krahinën Shandong.

Orizi i quajtur juen mi, është prodhuar me ndihmën e ujit të Detit të Verdhë.

Ndryshe, mbi 50 për qind e popullsisë botërore dhe rreth 60 për qind e kinezëve konsumojnë oriz.

Sipas të dhënave të OKB-së, vitin e kaluar në botë kanë qenë 815 milionë njerëz të uritur, ose 38 milionë më shumë se sa në vitin 2015, andaj shtimi i sasisë së këtij ushqimi të rëndësishëm mund të zbusë urinë në vendet e prekura nga varfëria dhe mungesa e ushqimit.

Shkencëtarët prodhojnë orizin unik që mund të ushqejë 200 milionë njerëz.

Related posts