970×90
970×90

Edhe 6 persona tjerë në Deçan infektohen me Covid-19, kryetari Ramosaj jep detaje

Edhe 6 persona tjerë në Deçan infektohen me Covid-19, kryetari Ramosaj jep detaje

Sot në Komunën e Deçanit janë infektuar edhe 6 persona tjerë me Covid-19, këtë e ka bërë të ditur kryetati i kësaj komune, z, Bashkim Ramosaj, shkruan Gazeta Projekti.

Lajmi i plotë nga Ramosaj në profilin e tij Facebook

Gjashtë (6) persona janë infektuar sot në komunën tonë me virusin #COVID19.
Rastet Pozitive janë: tre (3) nga Deçani, një (1) nga Gllogjani, një (1) nga Irzniqi dhe një (1) nga Strellci i Ulët.

Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 133 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 81 të shëruar plotësisht, dy (2) kanë humbur jetën dhe 48 raste janë akoma aktive.

Kujdesuni për veten dhe familjen!

VendosMaske

PastroDuart

MbajDistance

Related posts