
Kombëtarja e Portugalisë duket se do të jetë pa shërbimet e Ronaldos edhe në ndeshjen e radhës.
Mbrëmë, Cristiano Ronaldo e kishte të pamundur të ndihmonte kombëtaren e tij në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Portugezët megjithatë shënuan fitore 4:1, përkundër mungesës së yllit kryesor.
Sipas raportimeve të fundit, portugezët duhet të kalkulojnë pa CR7 edhe për ndeshjen tjetër në Ligën e Kombeve, atë ndaj Suedisë, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka pësuar një infektim në gishtin e këmbës.
Gjasat janë minimale që ai të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Suedisë.