
Helenët zbarkojnë sonte në ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja e Greqisë ka udhëtuar drejt Prishtinës, ku sonte luan ndeshjen kundër Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje, trajneri i Greqisë do të ketë disa mungesa, sidomos në fazën defensive ku mungojnë emra të njohur të futbollit evropian.
Kostas Manolas (Napoli), Sokratis (Arsenal) dhe Tsimikas (Liverpool) janë tre lojtarët që do të mungojnë ndaj Kosovës.
Gjithsesi, përkundër këtyre mungesave, Greqia ka alternativat e veta.
Helenët pritet të zbresin në fushë me një formacion 4-2-3-1. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Greqisë.
