970×90
970×90
970×90
970×90

Del në pah një pjesë e Raportit të Progresit, lajme jo dhe aq të mira për Kosovën

Del në pah një pjesë e Raportit të Progresit, lajme jo dhe aq të mira për Kosovën

Liderë politikë në Kosovë shpreheshin optimist për raportin që do të publikohet nesër nga Komisioni Evropian. Megjithatë, nga një pjesë të këtij raporti nuk vijnë lajme të mira. Në raport janë përmendur ngecja e reformave, konstituimi i vonshëm i Kuvendit dhe i krijimit të Qeverisë. Po ashtu, kritika të ashpra ka edhe për tentimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.


Gazeta Express ka siguar një pjesë nga raporti për Kosovën që pritet të publikohet nesër nga Komisioni Evropian.

Në pikën 9 të raportit përmendet periudha e gjatë e vitit të kaluar që u shënua me zgjedhje, fillimisht parlamentare e më pas edhe zgjedhjeve lokale. Kjo, sic thuhet në raport, ka ndikuar në ngecjen e Kosovës në reformim.

“Kosova ka mbajtur zgjedhje të parakohshme në qershor të vitin 2017.  Kuvendi dhe Qeveria e re u formuan në shtator. Gjatë periudhës zgjedhore, puna e Parlamentit u shtye dhe reformat e Kosovës ngecën” thuhet në raport, transmeton Gazeta Express.

Komisioni Evropian vlerëson se në Kosovë akterët politik duhet të ndërtojnë një konsensus për tëmat e rëndësishme me të cilat përballët vendi.

“Akterët politikë duhet t’i kthehen një dialogu konstruktiv së bashku me Kuvendin, si vendi kyc për debatin politik.  Qeveria e re, si dhe Kuvendi duhet të ecin përpara në reformat si prioritet dhe ndëritimin e një konsensusi strategjik në cështjet kyce të Kosovës”.

Në raport po ashtu thuhet se Kosova duhet të përshpejtojë në realizimin e reformave, të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, i shoqëruar me reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, duhet të përshpejtohen”.

Ratifikimi i Demarkacionit, edhe pse cekët se ndodhi shumë vonë, si dhe luftimi i korrupsionit, raporti i sheh si zhvillime pozitive në vend.

“Ratifikimi tejet i vonshëm i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si kusht i rëndësishëm i liberalizimit të vizave, së bashku me përmirësimin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë zhvillime pozitive”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

“Ka pasur progres edhe në ekonomi, pjesërisht në zhvillimit e mjedisit biznesor. Sidoqoftë, duhet të merren masa në luftimin e ekononmisë ilegale dhe papunësisë së lartë”, thuhet më tej.

Shqetësim i madh është tentativa e deputetëve që kishin nënshkruar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Përpjekja e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës në dhjetor të vitit 2017 për të shfuqizuar Ligjin për Dhomat e specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka ngritur shqetësime serioze. Do të jetë esenciale për Kosovën zbatimi i obligimeve ndërkombëtare lidhur me Gjykatës Speciale, që u formua për t’i adresuar për t’i gjykuar krimet ndërkombëtare në luftën e Kosovës”

Ndërsa, kërkohet që Kosova të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara në dialogun me Serbinë në Bruksel, me prioritet Acoacionin e Komunave Serbe”, njofton express.

Kosova duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë pjesëmarrjen në dialogun me Servinë, përfshirë këtub zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe veçanërisht marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shimcë serbe.

Related posts