Shpallen fajtorë tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e Aulon Zeka, i cili është vrarë më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Gjykata Themelore ka vendosur që të miturin e parë ta dënojë me 9 vjet e gjashtë muaj burgim, të miturin e dytë me 3 vjet burgim.
Ndërkaq, ndaj të miturit të tretë është vënë masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj.
Derisa i mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për fshehjen e veprës.
Të miturit të tretë i është vënë masa e mbikëqyrjes për 1 vjet e gjashtë muaj për moslajmërim të veprës penale.